Sami Lushtaku fut bagerët në lumë, shikojeni rezultatin në fund
Skenderaj: Nis pastrimi i lumit Klina për parandalimin e vërshimeve
Sami Lushtaku, kryetar i Skenderaj, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për pastrimin e lumit Klina, me qëllim të lirimit të shtratit dhe sigurimit të rrjedhjes së lirë të ujit.
Sipas tij, këto ndërhyrje janë të domosdoshme për mbrojtjen e mjedisit dhe për parandalimin e vërshimeve, duke rritur sigurinë për zonat përreth dhe qytetarët.
“Kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët. Veprime të tilla janë investim i drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka theksuar Lushtaku.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të angazhimeve të komunës për mirëmbajtjen e infrastrukturës natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.






