Lushtaku shpërndan 68 pajisje bujqësore për fermerët
Sot, Komuna e Skenderajt ka realizuar shpërndarjen e 68 pajisjeve bujqësore për fermerët lokalë, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe fuqizimin e prodhimit vendor.
Kjo mbështetje synon lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin rural dhe përmirësimin e kushteve të punës në fshatrat e komunës.
Kryetari i komunës, Sami Lushtaku, theksoi se Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre përmes projekteve konkrete dhe investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi.
“Fuqizimi i fermerëve është prioritet i yni, sepse bujqësia është shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve,” u shpreh Lushtaku.
Komuna u uroi përfituesve suksese dhe punë të mbarë, duke ritheksuar se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.









