Ferat Shala në Klinë: Entuziazëm dhe mbështetje për rrugëtimin përpara

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka vazhduar fushatën zgjedhore në Klinë, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe shumë kolegë e kandidatë të tjerë për deputetë.

Shala theksoi se entuziazmi i madh i qytetarëve në terren është motivues dhe dëshmon se mesazhi i bashkimit po përkrahet gjerësisht, duke e konsideruar këtë përkrahje si shtysë të fortë për vazhdimin e rrugëtimit përpara.

Takimet në Klinë u karakterizuan nga fryma pozitive dhe besimi në vizionin e Partia Demokratike e Kosovës për zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Bashkë. Përpara.
#PDK130 #FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë