109-shi i PDK, Haxhiu: Reformë e thellë dhe transformim i vërtetë i shëndetësisë me Bedri Hamzën Kryeministër
Kandidati i PDK për deputet, Bekim Haxhiu, ka prezantuar vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për një reformë të thellë dhe transformim të plotë të sistemit shëndetësor, duke theksuar se kjo reformë do të realizohet nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si Kryeministër.
Sipas Haxhiut, programi i PDK-së parasheh rritje të pagave për 50 për qind për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës, si një hap i domosdoshëm për të rikthyer dinjitetin dhe motivimin në sektorin e shëndetësisë.
Ai ka bërë të ditur se një tjetër prioritet kyç do të jetë funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore, duke garantuar barna falas dhe me cilësi të lartë për qytetarët.
Në kuadër të reformës, Haxhiu ka theksuar edhe rëndësinë e dixhitalizimit të sistemit shëndetësor, i cili do të integrohet me inteligjencë artificiale, me qëllim të mbështetjes së punës së mjekëve dhe rritjes së sigurisë për pacientët.
“Pacienti do të jetë në qendër të sistemit, me më shumë kujdes shëndetësor, dinjitet dhe shërbime cilësore e efektive,” ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka përfunduar duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit dhe vizionit të qartë, Kosova mund të ketë një sistem shëndetësor modern dhe funksional.
Bashkë. Përpara.
Postimi i plotë:
Reformë e thellë dhe transformim i vërtetë i sistemit shëndetësor me Bedri Hamzën Kryeministër.
Do të ketë rritje të pagave për 50% për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës.
Funksionalizim të sigurimeve shëndetësore.
Barna falas dhe me cilësi të lartë.
Dixhitalizim të sistemit shëndetësor të integruar me AI (Inteligjencë artificiale) që e ndihmon mjekun dhe e mbron pacientin.
Më shumë kujdes shëndetësor dhe dinjitet me pacientin në qendër.
Shërbime cilësore efektive.
Bashkë. Përpara.👍
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109
https://www.facebook.com/share/r/1Bv4QUEpTr/


