Xhevahir Geci takon miq në Skenderaj, mesazh uniteti dhe mbështetjeje
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar një takim miqësor në Skenderaj, ku në një ambient të ngrohtë, mes kafesë dhe bisedave të hapura, është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe pritjet e qytetarëve.
Geci ka theksuar se takime të tilla janë gjithmonë të mbushura me energji pozitive dhe përkrahje, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe bashkëndarjen e ideve për të ardhmen.
“Bashkë. Përpara.”, është mesazhi që ai përcolli nga Skenderaj, duke ritheksuar angazhimin e tij në kuadër të vizionit të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.
#PDK130
#XhevahirGeci35

