Valentina Leku- Gashi takohet me mësuesin Sadik, figurë e respektuar e arsimit

Valentina Leku-Gashi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një takim të veçantë me mësuesin Sadik Krasniqi, i cili gjithë jetën ia ka kushtuar arsimit dhe edukimit të brezave, transmeton portali DrenicaOnline.

Ajo ka vlerësuar se biseda me mësuesin Sadik ishte frymëzuese dhe me përmbajtje, duke theksuar se përvoja dhe urtësia e tij përbëjnë një pasuri të çmuar për komunitetin.

Valentina Leku-Gashi ka shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të vazhdueshëm ndër vite në fushën e arsimit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë