Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet
Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë në Drenas.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.
Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes për këtë aksident i ka publikuar mediumi “DrenicaOnline”.


