Nga Tushila në Kopiliq të Epërm, Xhevahir Geci bashkëbisedon me qytetarët
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka qëndruar sonte në Skenderaj, ku ka zhvilluar takime me qytetarë nga zona të ndryshme të kësaj komune.
Nga Tushila në Rakinicë, e deri në Turiqefc dhe Kopiliq të Epërm, Geci ka bashkëbiseduar me qytetarët për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre, duke diskutuar njëkohësisht për zgjidhje konkrete dhe reale për përmirësimin e jetës së përditshme.
Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të ndërtimit të politikave që burojnë nga nevojat reale të tyre.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#XhevahirGeci35








