Hajdar Beqa takohet me punëtoret shëndetësore të Gjakovës: Janë bashkuar fuqishëm për Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka takuar punëtoret e sektorit të shëndetësisë në Gjakovë.
Beqa ka shkruar se ato bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe se janë shtylla e kujdesit dhe humanizmit.
Postimi i plotë:
Këto gra të jashtëzakonshme, punëtore të sektorit të shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, kanë një mision të shenjtë, ta japin veten çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Me përkushtim, sakrificë dhe zemër të madhe, ato janë shtylla e kujdesit dhe humanizmit. Sot, si asnjëherë më parë, janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh më 28 dhjetor për një të ardhme më të drejtë me Bedri Hamzën kryeministër.

