Fadil Demaku takon strukturat dhe simpatizantët e PDK-së në Drenas

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe simpatizantët e PDK-së në Drenas, ku u theksua vendosmëria dhe uniteti i plotë në rrugëtimin drejt fitores.

Gjatë takimit, Demaku vuri në pah rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, të bazuar në punë të ndershme, zhvillim ekonomik dhe shpresë të re për qytetarët.

Ai theksoi se vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrihen ndryshimet që i duhen vendit.

#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë