Disa fshatra të Drenasit pa energji elektrike që nga mëngjesi, KEDS: Dalja Llapushniku në mbingarkesë
Disa fshatra të Komunës së Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ndërprerja vazhdon edhe në orën 17:20.
Qytetarët janë përballur me vështirësi gjatë gjithë ditës për shkak të mungesës së rrymës, e cila ka ndikuar në jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike.
Nga KEDS kanë deklaruar se “Dalja Llapushniku” është në gjendje mbingarkese, duke bërë që furnizimi me energji elektrike të ndërpritet. Sipas tyre, ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e problemit.
Megjithatë, nga KEDS ende nuk kanë dhënë një afat konkret se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike për zonat e prekura.

