Cilët kandidatë do ta përfaqësojnë Drenasin në Kuvend? Gara mes 9 emrave në listën e PDK-së

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor, ndërsa gara për përfaqësim në Kuvend pritet të jetë e fortë edhe në Drenas, tranemeton portali DrenicaOnline.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka futur në listën e kandidatëve për deputetë nëntë emra nga Drenasi, duke e kthyer këtë komunë në një nga bazat më të rëndësishme të garës zgjedhore brenda partisë.

Rikujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Drenasi arriti të dërgojë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës: Fadil Demaku, Ferat Shala dhe Altin Krasniqi, një rezultat që konfirmoi peshën elektorale të kësaj komune.

Mbetet të shihet se cilët nga kandidatët aktualë do të fitojnë besimin e qytetarëve dhe do ta përfaqësojnë Drenasin në legjislaturën e ardhshme.

Vendimin përfundimtar do ta japë vota e qytetarëve më 28 dhjetor, në një proces që pritet të jetë vendimtar për përfaqësimin politik të komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë