Xhevahir Geci prezanton programin e PDK-së në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar sonte takime me qytetarë në Fushë Kosovë dhe në lagjen Dardania të Prishtinës, ku janë prezantuar pikat kryesore të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Gjatë bashkëbisedimeve, u theksua vizioni i PDK-së për zhvillim ekonomik, forcim të stabilitetit institucional dhe krijim të kushteve më të mira për qytetarët, duke vënë theksin në punësim, mirëqenie dhe qeverisje të përgjegjshme.

Geci u shpreh se mbështetja e qytetarëve është shtysë e rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt fitores, duke ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e këtij angazhimi të përbashkët.

Bashkë. Përpara.
#PDK130
#XhevahirGeci35

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë