Vushtrria rreshtohet sërish me PDK-në, Isak Neziri: Besimi për Bedri Hamzën do të konfirmohet më 28 dhjetor

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka deklaruar se Vushtrria ka dëshmuar sonte mbështetje të fuqishme për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Neziri theksoi se qytetarët e Vushtrrisë do ta konfirmojnë këtë besim edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ashtu siç i besuan PDK-së dhe Ferit Idrizit në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar angazhimin, qeverisjen dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, mbështetja e madhe nga qytetarët është dëshmi e qartë se PDK mbetet alternativa e besueshme për zhvillim, stabilitet dhe udhëheqje të përgjegjshme për Kosovën.

#PDK130
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë