Ferat Shala në Abri të Epërme, Tërdec dhe Baicë: Takime me qytetarë për të ardhmen e Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka zhvilluar takime me qytetarë, struktura partiake dhe mbështetës në fshatrat Abri e Epërme, Tërdec dhe Baicë, ku u diskutua për vizionin e përbashkët për të ardhmen e Kosovës.

Shala theksoi se bashkimi i qytetarëve rreth vlerave të përbashkëta është çelësi për zhvillim dhe përparim të vendit, duke nënvizuar se vota për Bedri Hamzën për Kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës është votë për të ardhmen e Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për banorët e këtyre fshatrave për përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e tyre në këtë rrugëtim politik.

Bashkë. Përpara.
#PDK130 #FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë