Xhevahir Geci: Prizreni shënon startin e fushatës së PDK-së e cila do të përfundojë me fitore
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka bërë të ditur se sot në Prizren u hap zyrtarisht fushata zgjedhore e PDK-së. Në një sallë të mbushur me qytetarë dhe mbështetës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, prezantoi programin dhe vizionin për Kosovën përpara.
Geci theksoi se programi i prezantuar nga Hamza bazohet në punë, përgjegjësi dhe zhvillim, duke ofruar një alternativë serioze dhe të besueshme për të ardhmen e vendit. Sipas tij, hapja e fushatës në Prizren shënon fillimin e një angazhimi të përbashkët për ndryshim dhe për rikthimin e shpresës tek qytetarët.
“Ky është fillimi i angazhimit të përbashkët për Kosovën. Bashkë përpara, me Bedri Hamzën Kryeministër”, ka deklaruar Geci.
#PDK130
#XhevahirGeci35






