Me miq intelektualë, Fadil Demaku flet për shpresën dhe perspektivën e Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim me miq intelektualë, ku u diskutua vizioni i PDK-së për zhvillim, përgjegjësi dhe shpresë për të ardhmen e Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit, Demaku theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ndërtimin e një shteti funksional, me institucione të përgjegjshme dhe politika zhvillimore që krijojnë perspektivë për qytetarët.
Takime të tilla, sipas Demakut, janë thelbësore për të ndarë ide, për të dëgjuar mendime konstruktive dhe për të forcuar vizionin politik të PDK-së në prag të zgjedhjeve.
#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19

