“Kanë dalë anej kah Naim Leku”, dalin pamjet e reja të kohës së luftës në Koshare (Video)
Pas 26 vitesh, janë publikuar pamje të reja nga koha e luftës në rajonin e Kosharës të cilat hedhin dritë mbi një ditë lufte dhe organizimin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në video dëgjohet një ushtar i UÇK-së teksa komunikon me bashkëluftëtarët e tij, duke treguar momentet e rrethimit të Naim Dan Lekut nga fshati Baicë e Drenasit.
Fjalët e regjistruara në atë kohë përshkruajnë situatën në terren dhe lëvizjet e forcave armike, duke dhënë një dëshmi autentike të realitetit të luftës.
Naim Dan Leku ishte njëri ndër ushtarët e dalluar të UÇK-së, për të cilin kanë folur me respekt edhe bashkëluftëtarët e tij, duke e kujtuar për guximin dhe kontributin e dhënë në luftën për liri.
Pamjet, të cilat më herët ishin publikuar në media të huaja dhe në Televizionin Shqiptar (TVSH), tashmë janë digjitalizuar dhe po shpërndahen në rrjetet sociale, duke zgjuar emocione dhe kujtime të forta për periudhën e luftës në Koshare dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.







