Isak Neziri: Fryma e fitores nga Prizreni po përhapet në gjithë Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka deklaruar se energjia e fitores e nisur nga Prizreni po ndihet gjithnjë e më fuqishëm në të gjitha anët e vendit. Sipas tij, çdo ditë e më shumë po rritet mobilizimi i qytetarëve, po forcohet besimi dhe po konsolidohet përkrahja për ndryshim.
Neziri theksoi se me këtë frymë pozitive dhe me Bedri Hamzën në krye, Kosova më 28 dhjetor do ta marrë drejtimin që e meriton, duke hapur një kapitull të ri zhvillimi, stabiliteti dhe shprese për qytetarët.
Ai u shpreh i bindur se bashkimi dhe angazhimi i strukturave dhe përkrahësve të PDK-së janë çelësi i fitores, duke përsëritur mesazhin e fushatës: Bashkë. Përpara.
#IsakNeziri99
#BedriHamza1
#PDK130 ✅️







