Incident në Abri të Epërme, sulmohen dy policë

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar të martën në fshatin Abri e Epërme, komuna e Drenasit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 16.12.2025 rreth orës 16:00, njësiti policor ka hasur një të dyshuar, mashkull kosovar, duke demoluar dhe thyer dritaret e një shtëpie. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ndihmë mjekësore ka marrë edhe i dyshuari.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar lidhur me veprën penale, dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë