Ferat Shala: Nga Prizreni nis bashkimi për ta çuar Kosovën përpara

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka theksuar se Prizreni i ka bashkuar me një qëllim të përbashkët: ta çojnë Kosovën përpara.

Shala ka deklaruar se kjo fushatë po nis me besim të plotë se qytetarët e Kosovës do ta mbështesin platformën e PDK-së, e cila synon zhvillimin ekonomik, forcimin e partneritetit me Perëndimin dhe bashkimin e shoqërisë kosovare rreth vlerave që garantojnë të ardhmen e vendit.

Ai ka ftuar qytetarët të mbështesin Bedri Hamzën për Kryeministër të Kosovës, si dhe Partinë Demokratike të Kosovës, në mënyrë që zëri i tyre të ketë përfaqësim të denjë në Kuvend dhe në Qeveri.

Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë