Ferat Shala falënderon mbështetësit nga Vushtrria për bashkërrugëtimin politik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që po merr gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në rrugëtimin politik.

Shala ka vlerësuar posaçërisht përkrahjen e shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Vushtrria, duke theksuar se çdo rrugëtim është më i fortë kur ndërtohet me njerëz që ndajnë të njëjtin vizion dhe qëllim – bashkimin e qytetarëve për të ecur përpara.

Ai ka ritheksuar mesazhin e tij politik “Bashkë. Përpara.”, duke nënvizuar angazhimin për bashkim dhe zhvillim në kuadër të PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë