Fadil Demaku: Nga Prizreni nis rrugëtimi drejt fitores së PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka theksuar se nga Prizreni po fillon rrugëtimi drejt fitores, me vizion për një Kosovë që ecën përpara me dinjitet, përgjegjësi dhe punë konkrete.
Demaku ka theksuar se PDK hyn në këtë garë me program të qartë dhe me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, duke synuar zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përmirësim të jetës së qytetarëve në të gjithë vendin.
Sipas tij, bashkimi rreth vlerave të punës, përgjegjësisë dhe besimit në të ardhmen është çelësi për fitoren e radhës dhe për ta çuar Kosovën përpara.
#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19








