Dhunë në familje në Drenas, tre persona të lënduar – i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje dhe lëndimit të rëndë trupor është raportuar të martën në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 16.12.2025 rreth orës 15:30, i dyshuari, mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre viktimave, një femre dhe dy meshkujve kosovarë.
Si pasojë e dhunës, të tre viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

