Ariana Musliu-Shoshi: Nga Prizreni, nis rrugëtimi i përbashkët drejt fitores
Pas hapjes zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, kandidatja për deputete Ariana Musliu-Shoshi ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe energjinë e treguar në këtë fillim fushate.
Ajo theksoi se mobilizimi dhe fryma pozitive e Prizrenit janë dëshmi e besimit në vizionin e PDK-së për ndryshim dhe zhvillim.
Musliu-Shoshi u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për angazhimin e përbashkët drejt një Kosove më të fortë, me institucione funksionale dhe lidership të përgjegjshëm, nën drejtimin e Bedri Hamzës.
“Faleminderit. Bashkë. Përpara.”, është mesazhi i saj drejtuar qytetarëve, duke ritheksuar unitetin dhe përkushtimin në rrugëtimin elektoral.
#PDK130
#BedriHamza1
#ArianaMusliuShoshi18











