Xhevahir Geci takon veteranët e UÇK-së në Bukosh të Suharekës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar një takim të sinqertë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Bukosh të Suharekës.

Geci shprehu respekt dhe mirënjohje të thellë për veteranët, duke theksuar se ata janë ata që mbajtën barrën më të rëndë të lirisë dhe që edhe sot vazhdojnë të jenë shtyllë e fuqishme e këtij vendi.

Ai nënvizoi se përkrahja dhe qëndrimi i tyre përbëjnë një motivim të madh për të vazhduar përpara me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës.

#PDK130
#BedriHamzaKryeminister
#XhevahirGeci35

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë