Xhevahir Geci takohet me banorë, veteranë dhe të rinj në Gllobar të Drenasit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar sonte një takim me banorë, veteranë dhe të rinj në fshatin Gllobar të Drenasit, në Odën e Kadri Morinës.

Gjatë këtij takimi është zhvilluar një bashkëbisedim i hapur rreth rrugës që e pret Kosovën, sfidave aktuale dhe pritjeve që qytetarët kanë ndaj përfaqësuesve të tyre politikë. Geci ka theksuar rëndësinë e respektit për kontributin e secilit dhe për vlerat që, sipas tij, e kanë mbajtur të bashkuar shoqërinë ndër vite.

Ai ka vlerësuar se takime të tilla janë thelbësore për forcimin e lidhjes me qytetarët dhe për ndërtimin e besimit reciprok, duke shtuar se mbështetja dhe energjia e marrë nga këto takime janë motiv shtesë për të vazhduar përpara drejt fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

#PDK130
#BedriHamzaKryeministër
#XhevahirGeci35

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë