Vendlindja i jep mbështetje të madhe ‘Kamishit’

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm dhe frymëzues nga vendlindja e tij, Terrnavci, duke theksuar se vendlindja nuk është vetëm një pikënisje gjeografike, por burim force, frymëzimi dhe përgjegjësie.

Haxhiu ka theksuar se pikërisht në vendlindje ka mësuar vlerat themelore që e kanë udhëhequr në çdo etapë të jetës së tij – respektin, dijen, dashurinë për atdheun, trimërinë, bujarinë, nderin dhe humanizmin. Sipas tij, këto vlera kanë qenë shtylla kryesore nga shkollimi dhe studimet, deri te shërbimi për vendin dhe përfaqësimi i qytetarëve në Parlament.

Ai ka theksuar se, ashtu si paraardhësit tanë që ishin frymëzim për brezat pas tyre, edhe sot ekziston obligimi që të jemi shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja, në mënyrë që të ardhmen e tyre ta shohin dhe ta ndërtojnë në Kosovë.

Në fund, Bekim Haxhiu ka falënderuar Terrnavcin, vendlindjen e tij, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar përkushtimin e tij për të vazhduar shërbimin me përgjegjësi dhe dinjitet.

PDK 130
Bedri Hamza – Kryeministër 1
Bekim Haxhiu – Kamishi 109

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë