‘Kamishi’ për Thaçin: Njeri i madh, dha shumë për Kosovën (VIDEO)
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur fjalë të mëdha për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili për më shumë se pesë vjet po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale t Hagës.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ‘Kamishi’ tha se Thaçi është njeri i madh e që i ka dhënë shumë Kosovës, duke e quajtur edhe at themeltar të Republikës, transmeton Klankosova.tv.
“Kam qenë prezent kur është votuar [president] njeriu më i madh, Hashim Thaçi, njeriu që ka dhënë shumë për Kosovën, ati themeltar i Republikës së Kosovës”.
Ndërkohë, Haxhiu po ashtu tha se emri i Thaçit do të shkruhet në librat e historisë.


