Hajdar Beqa: PDK gati për fitore pas takimit madhështor në Gjakovë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka publikuar fotografi nga takimi madhështor i PDK-së i mbajtur në Gjakovë, duke theksuar se partia tashmë është plotësisht e gatshme për sfidat zgjedhore që e presin.

Beqa ka vlerësuar mobilizimin e madh të strukturave dhe qytetarëve në këtë takim, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë të unitetit dhe përkrahjes së fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas tij, energjia dhe entuziazmi i shfaqur në Gjakovë janë sinjal i qartë se PDK po hyn e përgatitur dhe e vendosur drejt fitores.

#PDK130
#BedriHamza1
#HajdarBeqa28

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë