Fadil Demaku: Drenasi i bashkuar për fitore, mbështetje e fuqishme për Bedri Hamzën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim mobilizues me Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas dhe me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë këtij takimi, Demaku theksoi se unifikimi dhe organizimi i strukturave të Degës janë garanci për një fitore të madhe, duke nënvizuar se nevoja për ndryshim në qeverisjen e vendit është më e domosdoshme se kurrë.

Ai u shpreh i bindur se Drenasi do ta dëshmojë vullnetin e tij politik përmes votës, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.

Bashkë. Përpara.
#PDK130

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë