“Do të bëjmë mrekulli” – Limaj flet për pritjet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pyetur nëse ka shpresë që pas 28 dhjetorit të jetë pjesë e Kuvendit, u shpreh i bindur në një rezultat pozitiv.

“Jo shpresë, por ne do të bëjmë mrekulli më 28-tin. Jo unë, por qytetarët. Kjo do të thotë ndryshim i qeverisjes dhe një bashkim i madh,” deklaroi Limaj.

Ai theksoi se beson fuqishëm në angazhimin e qytetarëve për të sjellë ndryshimin politik që, sipas tij, vendi ka nevojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë