Zeqir Hasi zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, ka zgjedhur Zeqir Hasin shef të shtabit zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së degës, në prani të kandidatëve për deputetë nga Drenasi, ku është theksuar uniteti i strukturave dhe gatishmëria për një angazhim maksimal në funksion të fitores së PDK-së.
Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, i ka uruar sukses Zeqir Hasit në detyrën e re, duke theksuar se zgjedhja e tij është dëshmi e besimit dhe përkushtimit për një organizim serioz dhe efikas të fushatës zgjedhore.
Nga PDK Drenas është bërë thirrje për mobilizim të plotë të aktivistëve, anëtarëve dhe qytetarëve që e ndiejnë veten pjesë të PDK-së, për t’iu bashkuar ekipit që synon fitoren me Bedri Hamzën në krye.

