Xhevahir Geci takon qytetarët në Stanofc të Ulët të Vushtrrisë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhevahir Geci, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Stanofcit të Ulët në Vushtrri, ku është pritur ngrohtësisht dhe ka bashkëbiseduar me ta rreth nevojave dhe sfidave të përditshme me të cilat përballen.

Gjatë takimit, Geci ka diskutuar për vizionin e përbashkët për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjeve reale dhe konkrete në shërbim të qytetarëve.

Ai ka falënderuar banorët e Stanofcit të Ulët për mikpritjen dhe mbështetjen e sinqertë të treguar gjatë këtij takimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë