Veterani dhe doktori i UÇK-së, Naim Bardiqi, hyn në politikë – kandidat për deputet nga Vetëvendosje
Veterani dhe doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Bardiqi, ka vendosur t’i futet politikës aktive. Ai do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit si kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, me numër 60 në listën zgjedhore, transmeton portali DrenicaOnline.
Bardiqi, përmes një deklarate publike, ka theksuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një obligim për marrje përgjegjësie shtetërore, duke ftuar qytetarët që angazhimin dhe kontributin e deritanishëm ta konkretizojnë përmes besimit institucional, zhvillimit dhe sigurisë.
Ai u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, familjarëve, shoqërisë, bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të lirisë, duke kërkuar mbështetje me votë dhe duke theksuar se çdo votë ka peshë dhe vlerë për shtetndërtimin.
Naim Bardiqi kandidon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 116, ndërsa mban numrin 60 si kandidat për deputet.



