Vetaksident fatal në autostradën Mazgit–Prishtinë, humb jetën shoferi i kamionit

Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë. Në aksident është përfshirë një mjet i rëndë, kamion, i cili është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor si dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për menaxhimin e situatës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka apeluar sërish tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë