Policia sekuestron kokainë, thika dhe sëpatë gjatë kontrollit në Llaushë të Skenderajt
Policia ka njoftuar se më 14 dhjetor 2025, rreth orës 01:00, në fshatin Llaushë të Skenderajt ka ndodhur një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të një automjeti në të cilin ndodheshin një i dyshuar dhe një dëshmitar, meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar 0.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy thika dhe një sëpatë.
Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, personat janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

