Policia jep detaje për vetplagosjen e drenicasit

DrenicaOnline dje ka raportuar për një vetplagosje me armë zjarri në Mirenë të Lipjanit ku i lënduar ka mbetur një person nga Drenasi.

Policia ka njoftuar se më 14.12.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Mirenë të Lipjanit është raportuar një rast i vetëplagosjes së dyshuar me armë zjarri.

Sipas raportit policor, një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas pasi dyshohet se ishte vetëplagosur në shtëpinë e një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

Pas rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë