Personi që ndërroi jetë në komunikacion ishte polic, sot u kthye nga pushimi mjekësor

Një person ka humbur jetën gjersa po drejtonte veturën afër shkollës “Model” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtari policor ishte kthyer sot në punë pas pushimit mjekësor disa ditor.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.”, tha Pallana.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë