Ferat Shala: Uniteti i PDK-së garanton fitoren e 28 dhjetorit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka theksuar unitetin si çelës të suksesit në rrugëtimin drejt fitores së radhës së PDK-së, bashkë me kandidatët e degës së Drenasit dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Shala ka deklaruar se uniteti është forca që e ka çuar PDK-në përpara në të kaluarën dhe që do të dëshmohet sërish në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke shprehur mirënjohje për anëtarët dhe mbështetësit besnikë të partisë që, sipas tij, pa hezitim promovojnë dhe përkrahin të gjithë kandidatët për deputetë.
Ai ka theksuar se tani është koha për bashkim dhe angazhim të përbashkët, për ta çuar Kosovën përpara me vizion, përgjegjësi dhe lidership të dëshmuar, nën sloganin “Bashkë. Përpara.”


