Fadil Demaku akuzon Kurtin për zhvendosje të vëmendjes gjatë fushatës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç tha ai, përdorimin e një strategjie të ulët përmes “mashave” dhe prononcimeve të shëmtuara, të cilat sipas tij janë të orkestruara për t’u shfrytëzuar gjatë fushatës zgjedhore.

Demaku ka theksuar se qëllimi i kësaj qasjeje është zhvendosja e vëmendjes së opinionit publik nga dështimet në qeverisje, të cilat, sipas tij, janë të dukshme dhe të prekshme për qytetarët.

Ai ka bërë thirrje që kjo qasje të injorohet me përbuzje dhe që para opinionit publik të shpërfaqet pa kompromis, siç u shpreh, keqqeverisja dhe mashtrimi më i madh që po i bëhet popullit të Kosovës që nga çlirimi i vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë