“E themeloi nëndegën”/ Isak Neziri rikthehet në Kosovë pas vizitës në Gjermani

Kandidati për deputet me numër 99, Isak Neziri, pas një vizite të shkurtër në Gjermani, ka marrë sërish rrugën drejt Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Neziri themeloi një nëndegë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe mirëpriti rikthimin në parti të njerëzve me vlerë.

Neziri ka publikuar edhe një fotografi me disa mërgimtarë, të cilët i kanë dhënë mbështetje në garën e tij për deputet.

“Bashkë. Përpara. Nga Gjermania drejt Kosovës 💙💪🏻”, ka shkruar Neziri në postimin e tij, duke theksuar vazhdimin e angazhimit politik dhe lidhjen e fortë me mërgatën.

#IsakNeziri99
#PDK130

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë