Sami Lushtaku inspekton projektet rrugore në fshatrat e Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qëndruar sot në terren për të parë nga afër disa nga projektet që janë në zhvillim e sipër, si dhe për të vlerësuar kërkesat dhe nevojat e radhës të qytetarëve.
Sipas tij, këto vizita kanë për qëllim planifikimin dhe realizimin e mëtejmë të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Skenderajt, duke siguruar kushte më të mira për banorët.
Lushtaku ka theksuar se angazhimi i komunës do të vazhdojë pa u ndalur, me fokus zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo pjesë të komunës, në shërbim të të gjithë qytetarëve.







