Xhavit Haliti: Zotohem për ngritjen e mirëqenies së veteranëve të UÇK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe plot emocione me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Haliti theksoi se veteranët e UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës, e kaluara e lavdishme dhe krenaria e sotme kombëtare.
Ai u shpreh se sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë e vendit nuk do të harrohen kurrë.
Haliti u zotua se, në angazhimin e tij politik, do të punojë fuqishëm për trajtim dinjitoz dhe për ngritjen e mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, duke i vendosur ata në vendin që meritojnë në shoqërinë kosovare.
#PDK130
#BedriHamza1
#XhavitHaliti14














