Vetëplagoset me armë zjarri një person nga Drenasi

Një person rreth të 50-tave nga Drenasi dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Burimet e DrenicaOnline bëjnë të ditur se i lënduari, me plagë në pjesën e poshtme të trupit, fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Drenas, ndërsa më pas është nisur drejt QKUK-së për kujdes të mëtejmë.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici nga personeli mjekësor, ndërsa Policia e Drenasit dhe ajo e Lipjanit kanë nisur hetimet dhe po bashkëpunojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Hetimet janë në zhvillim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë