Rikthim në shtëpinë politike/ Isak Neziri njofton se Hafir Elshani bashkohet me PDK-në në Gjermani

Isak Neziri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se veprimtari i hershëm i mërgatës në Gjermani, Hafir Elshani, i është rikthyer shtëpisë së tij politike, PDK-së.

Neziri ka bërë të ditur se Elshani, së bashku me bashkëpunëtorë të tij të dikurshëm nga Nisma, i janë bashkuar PDK-së në rrugëtimin drejt fitores së zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë si një përforcim të rëndësishëm për strukturat e partisë në mërgatë.

Në praninë e dhjetëra bashkatdhetarëve, është themeluar edhe nëndega e PDK-së në Landkreis Weilheim-Schongau, ku me shumicë votash kryetar është zgjedhur Hafir Elshani.

“Urime dhe na priftë e mbara”, ka përfunduar Neziri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë