Isak Neziri takon mërgatën në Mynih, zotohet për investime gjermane në Kosovë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarë në Mynih dhe rrethinë, ku ka shprehur kënaqësinë për pritjen dhe mbështetjen e tyre.

Neziri ka theksuar se mërgata mbetet një shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, ndërsa është zotuar se, si përfaqësues i tyre në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet vazhdimisht për rritjen e investimeve gjermane në vend, forcimin e eksporteve kosovare në tregjet ndërkombëtare dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

Sipas tij, qëllimi kryesor është që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, përmes vendeve të punës dhe një ekonomie më të fortë.

“Të gjithë bashkë, përpara”, ka porositur Neziri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë