Burim Zabelaj me mërgatën në Itali: Mbështetje për Komandant Çelikun në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Burim Zabelaj (23), kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka publikuar disa fotografi nga takimet me mërgimtarët shqiptarë në Itali, të cilët, sipas tij, kanë shprehur mbështetje të fuqishme për Komandant Çelikun në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zabelaj ka theksuar se mërgata vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me zhvillimet në Kosovë dhe e përkushtuar për ta mbështetur ndryshimin, duke e përmbledhur këtë angazhim me mesazhin: “Me trup në gurbet, me zemër Çeliku për Kosovën.”





