Ariana Musliu-Shoshi: Mirënjohje e përhershme për sakrificën e UÇK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur mirënjohje të thellë për sakrificën, guximin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit.
Musliu-Shoshi ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë me fat që jetojnë në epokën e luftëtarëve të UÇK-së dhe bartin trashëgiminë e lavdishme të luftës çlirimtare.
Ajo ka nënvizuar se respekti dhe përgjegjësia ndaj këtyre vlerave duhet të mbeten të përhershme.
“Gjithmonë në krah të vlerave të luftës sonë çlirimtare. Faleminderit, UÇK”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.






