Xhevahir Geci takon familjen e gjerë, merr mbështetje të fuqishme për kandidimin nga PDK

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë me familjen e tij të gjerë, nga e cila ka marrë mbështetje të plotë për garën zgjedhore.

Geci ka theksuar se familja e tij ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe e palëkundur në vlerat që janë trashëguar brez pas brezi, si atdhedashuria, besa, puna e ndershme dhe sakrifica për vendin.

Sipas tij, përkrahja e familjes për kandidimin e tij përbën nderin më të madh, pasi nuk është vetëm besim politik, por vazhdimësi e një rrugëtimi familjar të ndërtuar mbi sakrifica për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai ka nënvizuar se i bashkuar me familjen dhe me qytetarët, do të vazhdojë rrugëtimin përpara, me synimin për një të ardhme më të sigurt dhe më dinjitoze për vendin.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë